Intervistë me aktoren nga Presheva Egzona Salihu e cila do të jetë pjesë e serialit “O Sa Mirë”
Lugina Press: Përshëndetje e nderuar, fillimisht , na thuani në pika të shkurtëra, kush është Egzona Salihu ?

Egzona Salihu: Fillimisht faleminderit për intervistën.
Unë jam Egzona Salihu nga fshati Leran-Preshevë,kam përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës- drejtimi aktrim ne vitin 2014/15.
Lugina Press: Çka ju ka shtyer të zgjedhni këtë profesion?
Egzona Salihu: Arsyeja pse unë kam zgjedhur këtë profesion është se gjithnjë më ka pëlqyer të jem para publikut, ta sfidoj vetën me role të ndryshme dhe njëra ndër arsyet ka qenë sepse Preshevës i ka munguar një aktore femër.
Lugina Press: Çfar do me thënë të jeshë Aktore?
Egzona Salihu: Të jesh aktore do të thot shumë…
Të japësh gjithëçka nga vetja, të sakrifikosh shumë me të vetmin qëllim që publiku të jetë i kënaqur dhe ta vlersojë punën që bënë.
Lugina Press: Kur keni dal për herë të parë në skenë dhe si e keni ndier vetën në ato momente?
Egzona Salihu: Për herë të parë në skenë kam dal në vitin 2009 para publikut Preshevarë me shfaqjen “Zi e me zi” të autorit Kristo Floqi, kam pasur emocione të pa kontrolluara por të njejtën kohë kam ndier kënaqësi dhe shumë pergjegjësi.
Lugina Press: Ju tashmë do të jeni pjesë e një seriali i cili po përcjellet nga gjitha trevat shiptare, seriali ‘O sa mirë’, çfarë domethënë kjo për ju ?
Egzona Salihu: Të jem pjesë e serialit “O sa Mire” për mua do të thotë sukses nga që është fillimi i karierës time,ky serial ndjeket nga të gjitha trevat shqiptare dhe natyrisht më ndihmon mua në profesionin tim.

Lugina Press: Seriali “ O sa mire” bashkon aktorë nga treva të ndryshme shqiptare, meondi se do të keni një bashkëpunim mirë me të gjithë aktorët?
Egzona Salihu: Patjetër që po, me shumicën e aktorëve që janë pjesë e serialit unë kam bashkëpunuar edhe më herët sigurisht që do të kem bashkëpunim të mirë me të gjithë edhe në këtë projekt.

Lugina Press: Përveç aktrimit, Egzona merret edhe me aktivitete tjera?
Egzona Salihu: Për arsye të angazhimeve të cilat i kam pasur këtë vitë si diplomimi dhe disa shfaqje që më kanë mar kohë nuk më kanë lënë shumë hapsirë për aktivitete tjera.
Lugina Press: Atëher cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Egzona Salihu: Fillimisht plani im kryesorë është t’i përkushtohem projektit të serialit “O Sa Mire” nga që kërkohet punë dhe angazhim i plotë, patjetër se planifikoj t’i vazhdoj studimet post diplomike.
Lugina Press:Keni ndonjë porosi për rininë e Luginës së Preshevës”
Egzona Salihu: Porosia ime për rininë e Luginës së Preshevës është të vazhdojnë ëndrrën e tyre pa u ndikuar nga perspektiva që na rrethonë sepse çdo gjë që dojnë munden me arritë mjfton qëllimi,vullneti dhe puna. Shpresoj që në të ardhmen Presheva të ketë më shumë aktorë dhe aktore.
Atëherë ne ju falënderojmë për kohën që ndatë për portalin “Lugina Press’…
Egzona Salihu: Gjithashtu ju falenderoj juve për përkrahjen Lugina Press









