Home Aktuale Dituria takim me semimaturantët e Tërrnovcit për zgjedhjen e drejtimit në shkollë...

Dituria takim me semimaturantët e Tërrnovcit për zgjedhjen e drejtimit në shkollë të mesme(video)

1038
0
SHARE

Shoqata Kulturore”Dituria” në Bujanoc,  gjatë ditës së sotme  ka zhvilluar  një takim me semimaturantët e shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc.

 Aktivistët e Shoqatës Kulturore “Dituria”, nxënës të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në  Bujanoc, para semimaturantëve  diskutuan  rreth orientimit në karrierë apo regjistrimin në shkollën e  mesme.

Drejtori  i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, Naser Zairi, me këtë rast i shprehi  mirëseardhje aktivistëve të shoqatës”Dituria”, e  ndërkaq  nxënësve i dëshiroj suksese në përzgjedhjen dhe  drejtimin ku tani ata duhet të vendosin për të vazhduar shkollimin e mesëm.

Ndërkaq semimaturantët i përshëndeti dhe koordinatori i shoqatës”Dituria”, Blerim Iseni i cili duke i dëshiruar suksese atyre i ofroi bashkëpunim dhe mundësi që të jenë aktivist të diturisë  kur të jenë nxënës të shkollës së mesme.

Ndërkohë aktivitët e diturisë të cilët janë dhe nxënës të shkollës së mesme”Sezai Surroi” i informuan semimaturantët rreth drejtimeve që posedon ajo shkollë si drejtimin e mjekësisë,gjimnazit të përgjithshëm, ekonomisë, makineri dhe elektro./Lugina Press/

 

Ky ishte diskutimi i dytë që zhvilluan aktivistët  e deturisë me semimaturntët në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në fshatin Tërnoc ndërkaq takimi i parë ishte në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.