Një person nga Prishtina është ankuar dje në Policinë e Kosovës me arsyetimin që ka pranuar një mesazh kërcënues.
Më vonë vet i dyshuari për dërgimin e mesazhit është vetë dorëzuar njofton policia.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në telefon ka pranuar një mesazh nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar me përmbajtje kërcënuese dhe ofenduese . Rreth orës 21:48 i dyshuari është vetë dorëzuar në Stacioni policor në Dragash, i cili është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës.






