Home Aktuale Der Standard: Imponimi i historisë pa shqiptarët dhe jonacialistët

Der Standard: Imponimi i historisë pa shqiptarët dhe jonacialistët

681
0
SHARE

Gazeta austriake “Der Standard” ka përshkruar përmes një teksti politikat kulturore që i zbaton Qeveria e VMRO-DPMNE në Maqedoni.

Gazeta austriake “Der Standard” ka përshkruar Shkupin të mbushur me përmendore e muze, duke anashkaluar shqiptarët apo sllavomaqedonasit jonacionalist.

Gazeta ka përshkruar përmes një teksti politikat kulturore që i zbaton Qeveria e VMRO-DPMNE.

“Partia në pushtet VMRO-DPMNE me politikat e saj kulturore tentoi që të imponojë një histori se maqedonasit kanë qenë viktima të shtypjes së vazhdueshme dhe me heronj të rezistencës. Modernizmi në mënyrë brutale është rindërtuar”, shkruan “Der Standard”.

Sipas gazetës austriake, duket se asnjë vend në botë nuk ka aq shumë heronjë dhe se tek një përfundim i tillë mund të arrihet nëse shëtisni nëpër rrugët e kryeqytetit apo nëse vizitoni “Muzeun e Luftës Maqedonase”. “

“Der Standard” shkruan më tej se nëpër rrugë ka edhe mbretër dhe poetë, klerikë fetar dhe luftëtarë, të cilët viteve të fundit janë shpërndarë sikur ‘playmobil’ (lojra) nëpër tërë qytetin.

“Në brendi të Muzeut, sërish VMRO-DPMNE poenton me konstruktimin e historisë si luftë për çlirim, e cila ka vazhduar disa qindra vite, por duke pëjashtuar shqiptarët apo sllavomaqedonasit jonacionalist”, shkruan gazeta.

Në fund të tekstit për Muzeun e Luftës Maqedonase”, gazeta shkruan “Muzeu është vetëm një pjesë e projektit të madh “Shkupi 2014”, që sipas opozitës ka kushtuar 500 milionë euro. Ndërtesat e rëndësisme nga koha e Jugosllavisë, siç është ndërtesa e Qeverisë, që është punuar nga qelqi dhe hekuri tanimë po përgaditen me fasada klasike baroku”.

Shkupi siç shkruhet është qytet modern, pasi që pas tërmetit të vitit 1963, arkitekti japonez Kenzo Tange ishte angazhuar për rindërtimin e qytetit, dy të tretat e të cilit ishin shkatërruar nga tërmeti. Tani plani i tij po falsifikohet dhe se planfikimi i qytetit po kthehet në drejtim të kundërt nga një plan utopik socialist që dikur kundërshtonte përmendoret imperialiste dhe përmendoret me pejsazhe arkitektonike.

“Gjithë kjo lë të kuptohet për një rrënim simbolik të qytetit dhe shëndërrimin e tij në skenografi teatrale”, shkruan “Der Standard”. (INA)