Home Aktuale Dëmi në Medvegjë 104 milion dinarë

Dëmi në Medvegjë 104 milion dinarë

1131
0
SHARE

Medvegjë 19 gusht – Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka bërë të ditur se dëmi i shkaktuar nga reshjet e shiut në këtë komunë është vlerësuar në 104 milion dinarë.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve i cili është formuar në këtë komunë ka konstatuar se dëmi i shkaktuar në infrastrukturën rrugore, objektet ndërtimore dhe tokat bujqësore është mbi 104 milion dinarë“, citohet të ketë thënë Drashkoviq për Jugpress dhe Trupin Koordinues. Ai ka shtuar se komuna i është drejtuar institucioneve kompetente në Beograd me ç’rast ua ka dërguar listën e detajuar të dëmeve të shkaktuara dhe pritet përgjigje nga ata.

Dëmi më i madh është shkaktuar në infrastrukturën rrugore dhe ai kapë shumën prej 97,7 milion dinarë. Si pasojë e përmbytjeve pjesët e disa rrugëve në këtë komunë ishin dëmtuar dhe qarkullimi ishte pamundësuar. Uji ka vërshuar edhe tokat bujqësore, ndërsa dëmi i shkaktuar ndaj kulturave bujqësore vlerësohet në mbi 11 milion dinarë. Komisioni gjithashtu ka konstatuar se uji në shtëpitë dhe objektet tjera ndërtimore ka shkaktuar dëm deri në 1,3 milion dinarë.

Ju rikujtojmë se pas normalizimit të gjendjes në terren, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Medvegjës dje ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme. (mepress.info/LuginaPress)

Foto nga arkivi: Përmbytjet në Medvegjë me 31 korrik 2014

1 2 3 4 5 6 7 8 9