Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka organizuar sot koktej me rastin e fundvitit.
Me rastin e fundvitit Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka organizuar sonte koktej në restaorant Breta Palace.
Me këtë rast kryetari i PVD-së dega në Bujanoc Shaip Kamberi para simpatizantëve mes tjerash tha se prezenca juaj është prezencë e njerzëve të bashkuar që kanë një qëllim të shëndosh për ndërtimin e Bujanocit, qytet me perspektivë, për inkuadrimin e rinisë dhe gruas shqiptare në vendim marrje. Të pranishmit e përshëndeti edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi.
Ndërkohë Partia për Veprim Demokratik ka nderuar me mirënjohe Xhemajl Haziri i cili në çdo kohë i ofroi ndihmën mjekësore popullatës së këtij rajoni.
Me këtë rast u ndanë libreza të anëtarësisë disa të rinjëve të komunës së Bujanocit. /Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=wn8-OgjqOJ4 ” width=”560″ height=”315″]












