Gjatë ditës së sotme ka filluar rikonstruimi i rrugës në Bujanoc duke filluar nga xhamia e qytetit në drejtim të shkollës fillore “Naim Frashëri”.
Asfaltimi i kësaj rruge do të përfundon brenda 30 ditëve ngase makinerit e kompanisë kontraktuese nga ndërmarrja drejtorati për ndërtim kanë filluar punën intensive që kjo rrugë të asfaltohet brenda afatiti të paraparë ka thënë drejtori I ndërmarjes drejtorati për ndërtim, Agim Haliti.
Kjo rrugë do të ketë trotuare ku gjërësia e saj do të jetë 4 metra.Vlera e këtij projketi është mbi 3 milion dinarë kurse finansohet nga buxheti komunal i Bujanocit.
Ndërkaq asfaltimi i kësaj rruge më së shumtii ka gëzuar nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc të cilët më së shumti e frekuentonin këtë rrugë e cila posedonte gropa të shumta. /Lugina Press/






