Në organizimin e Klubit të Boksit “Tërrnoci” nga Tërrnoci me trajnerin Ridvan Imeri të nesër më 11 mars në qendrën e sportit ”Rinia” në Bujanoc do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Tërrnoci 2017”.
Në këtë turne do të marrin pjesë klubet e boksit nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia. Ndërkaq në turne musafir special do të jetë boksieri shqiptar Aziz Salihu ka thënë organizatori Ridvan Imeri njëherit trajner i KB “Tërrnoci” nga Tërrnoci. Imeri po ashtu falënderon ata të cilët kontribuan në organzimin e turnirit ndërkombëtar të boksit në Bujanoc.
Turneu ndërkombëtar tradicional i boksit në Bujanoc do të zhvillohet të shtunën më 11 mars në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc duke filluar në ora 15. Ndërkohë në turne do të performoj me disa valle edhe SHKA”Zëri i Luginës”./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=xEdhUFdoabE ” width=”560″ height=”315″]






