Home Aktuale Bujanoc: Në shkollën e mesme ‘’Sezai Surroi” u votua për drejtor...

Bujanoc: Në shkollën e mesme ‘’Sezai Surroi” u votua për drejtor të shkollës

1190
0
SHARE

Dje ,më 12.03.2015 në shkollën e mesme’’Sezai Surroi’’ u mbajt një mbledhje e të gjithë të punësuarve me një pike të rendit të ditës:Dhënia e mendimit për drejtor të shkollës.
Në bazë të konkursit të shpallur është verifikuar se vetëm një person ka konkuruar e ai është punëtori arsimor, Ing.i diplomuar Zejni Fejzullau. Duke u bazuar në rrregulloret juridike, u vendos që procedura e votimit të jet e mbyllur. Në bazë të numrit të fletëvotimeve rezultati përfundimtar ishte ky: Nga 118 votues,103 vota ishin pro kandidatit në listë ,ndërsa 15, vota u shpallën të pavlefshme. Me këtë votim Ing.i diplomuar Zejni Fejzullahut iu dha përkrahja e shumicës absolute të punëtorve për një mandat katërvjeçar. Mbetet që të rrespektohen dispozitat ligjore që të vërtetohet mandati I këtij instuticioni të rëndësishëm arsimorë për Komunën e Bujanocit njofton  në rrjetin social facebook  ndihmës drejtori   i kësaj shkolle profesori  Muhamed Jashari./Lugina Press/