Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është bërë nënshkrimi i aktvendimeve në mes komunës së Bujanocit dhe përfituesve të subvencioneve për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale.
Në mënyrë solmne sot janë nënshkruar aktvendimet nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla të cilët kanë përfituar subvencione në konkursin për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në Bujanoc.
Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se qëllimi i adminstratës komunale në këtë qeverisje është që drejpërdrejtë të ndihmojë sektorët në të cilat mund të krijohet punësimi.
Kamberi ka deklaruar se është shum e qartë që punësimi në sektorin publik në ndërmarrjet tona komunale po vëshirësohet gjithnjë e më tepër, kjo përshkak procesit euro integrues në të cilët ndodhet vendi. Por është shum e qartë se në vendet më të zhvilluara të evropës perëndimore nuk janë të gjithë qytetare të punësuar në komunë, në botën e zhvilluar është sektori privat ai që e ka nxitur edhe zhvillimin e shoqërisë.
Kjo do të thotë se këtë vitë e kemi nisur me një sasi të caktuar të mjeteve gjithnjë duke preteduar që në vitin tjetër të dyfishojmë buxhetin për këto nevoja ka thënë Kamberi mes tjerash.
Në konkursin për subvencione të shpallur nga komuna e Bujanocit për të ndihmuar sektorin e bizneseve lokale kanë konkuruar 109 aplikues ndërsa 77 prej tyre kanë përfituar, ndërkaq për këtë vit janë ndarë mbi 10 milion dinarë /Lugina Press/










