Në shtëpinë e kulturës n ë Bujanoc më 18 prill duke filluar nga ora 18:00 shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shpresa e Humbur”.
Filmi dokumentar “Shpresa e Humbur” është xhiruar në regji të Valton Jakupi dhe producentit ekzekutiv Daniel Hoffman, dedikuar mërgimtarve Tërnocas që jetojnë në Europ dhe Amerikë.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=09x6m3jOYhw ” width=”560″ height=”315″]
Sipas regjisorit, në film bëhet fjalë per tri gjeneratat në mërgim. Gjeneratën prej viteve 1973, rrugëtimin dhe vështërsit e tyre drejt emigrimit, gjeneratën e mesme që emigruan për shkaqet politike dhe ekonomike si dhe për gjeneraten e re që sot një numër i madhë i të rinjëve Tërnocas studjojnë dhe disa prej tyre janë me vende kyqe edhe në pozita të larta në disa shtete Europiane.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=mJagfZK_TuE&t=99s ” width=”560″ height=”315″]
Regjisori Valton Jakupi falënderon shumë castin e aktorëve të inkuadruar në Bujanoc si Blerim Hasanin, Begzad Abdullahu, Njomza Ibrahimi, Barbara Heim, Osman Tahiri, Xheneta Saliu, Djellza Abdullahu, Albin Beka, Fatmir Selimi, dhe Imamin e Maltërnocit Ibrahim Demiri.







