Home Aktuale Bujanoc: Klubi i Boksit “Tërrnoci” gjunjëzon kudërshtarët

Bujanoc: Klubi i Boksit “Tërrnoci” gjunjëzon kudërshtarët

1555
0
SHARE

Në sallën e sportit  ”Rinia” në Bujanoc sot  janë mbajtur garat ndër rajonale të boksit nga të gjitha kategoritë.

Nën organizimin e Klubit të Boksit “Tërrnoci” nga Tërrnoci me trajnerin Ridvan Imerin, sot në sallën e sportit ”Rinia” në Bujanoc është mbajur turneu ndër rajonal i boksit “Tërrnoci 2015”. Fillimisht të prënishmit i përshëndeti Nexhmedin Saqipi kryetar i klubit të boksit “Tërnoci”.
Në këtë turne kanë marrë pjesë klubet e boksit nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia.
Ndërkaq nga rajoni ynë morri pjesë klubi i boksit “Tërnoci” nga Tërnoci me boksierë të shkëlqyer Flakrim Imeri e Muahmed Zairi të cilët me suksesin që treguan në këtë turne arritën ti gjunjëzojnë kundërshtarët e tyre.

4
Pas përfundimit të meçit u ndanë edhe kupa për boksierët më të dalluar.Boksieri me teknikë më të mirë u zgjodh Flakrim Imeri, derisa boksieri më luftarak Aleksandar Ramo ndërkaq boksieri më i mirë u zgjodh Alban Bermeta. /LuginaPress/