Home Aktuale BESNIK RAMA NDEROHET ME TITULLIN “AMBASADOR PËR PAQEN”

BESNIK RAMA NDEROHET ME TITULLIN “AMBASADOR PËR PAQEN”

1048
0
SHARE

 

Autori: R. Xhafa
04.03.2023, Mynih – Gjermani

Federata Universale e Paqes i akordon zotit Besnik Rama titullin Ambasador Për Paqen, me motivacionin për merita të veçanta, ndër të tjera, në promovimin e vlerave universale, morale, familjare dhe humane, ato të bashkëpunimit ndërfetar dhe harmonisë, si dhe promovimin e kulturës së paqes në botë.

Pas largimit nga Tirana në fillim të viteve 90´, dhe pas vitesh studimesh dhe pune në Malajzi, Besnik Rama u vendos në Mynih të Gjermanisë ku dhe jeton prej më shumë se njëzet vitesh bashkë me familjen. Ai do të sillte me vete aftësi të vyera në menaxhim dhe marrëdhenie me publikun të fituar nga eksperiencat e shumta në kompani të mëdha në shtetin e zhvilluar aziatik. Jo rastësisht, ai udhehoqi shumë aktivitete që sherbyen si ura lidhëse mes shqiptarëve dhe shtetit gjerman, në mënyrë të vecantë me autoritetet lokale të landit të Bavarisë. Ndër postet që ka mbajtur Besnik Rama, mund të përmendim atë të Kancelarit të Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Bavari the Baden Württenberg (2005-2013), si dhe për një periudhë dhjetë vjeçare atë të sekretarit të përgjithëm të shoqatave shqiptare në Gjermani. Në mënyrë të vecantë do të përmendim këtu rolin e tij si këshilltar i palës gjermane për investimet në Shqipëri.


Eshtë e vështirë që të mos njihesh me veprimtaritë e shumta të udhehequra nga zoti Besnik Rama në perfitim të shqiptarëve të të gjitha trevave, kujtojmë këtu aktivitetet në mbështetje të kauzave të ndryshme kombëtare por edhe aktivitetet e ndryshme në ndihmë të shtresave në nevojë. Një vënd të vecantë zë kauza për pavarësinë e Kosovës që kulmoi më koncertin festiv të shpalljes së pavarësisë në vitin 2007 në qëndër të Mynihut, më një pjesmarrje të jashtëzakonshmë të autoriteteve përfaqësuese të landit të Bavarisë si dhe të diasporës shqiptare me përfaqësues nga arti e kultura. Nëpërmjet aktiviteteve të ngjashme, të shumta në numër (më vonë do të organizonte edhe koncertin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë), u arrit që të zgjohej interesi dhe njohja nga ana e autoriteteve të Bavarisë për kauzat dhe nevojat e shqiptarëve. Vlen të përmendet se si rezultat i këtyre ndërveprimeve social-kulturore por edhe politike me këtë land të Gjermanisë, do të vinte dhe njohja prej këtyre të fundit e pasaportës se UNMIK që do tu mundësonte shqiptarëve të Kosovës në atë kohë udhëtimin e lirshëm drejt Gjermanisë por dhe mjaft përfitime të tjera.
Duke lënë për një çast menjanë aktivitetet zyrtare, ajo çka vlen më tepër në kontekstin e këtij titulli të akorduar zotit Besnik Rama është aspekti human dhe vlerave familjare prej të cilave ai udhehiqet. Tek ai gjëndet një mik dera e të cilit mbeti e hapur për shumë shqiptarë që përballeshin me problematikat e shumta të emigrimit dhe integrimit në shoqërinë gjermane. Ai ka mbështetur një numër të madh emigrantësh për probleme të ndryshme duke filluar me ato të përditshmërisë që lidhen me banimin, dokumentacionin, e deri tek organizimi me shoqata që promovonin ndihmë për studentët ku përfshiheshin programet e bursave. Jo pak e rëndësishme për tu përmëndur, në komunitetin ku jeton prej vitesh, Besnik Rama, gëzon respektin e vëndasve për tolerancën, kulturën europiane dhe rrespektin për vlerat universale, një element ky mjaft i vlerësuar.
Duke i uruar Z. Besnik Rama suksese në karrierën e tij të mëtejshme, dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin e dhënë, kontribut ky që shërben si frymezim për të gjithë ne, dhe nxit në krijimin e frymës së harmonisë, vlerave morale, familjare, dhe bashkëjetesës ndërmjet shqiptarve por edhe mes shqiptareve dhe kulturave të tjera.