Home Aktuale Baza “Cepotin’ në qershorë vend i stërvitjes së ushtarëve të huaj(Foto)

Baza “Cepotin’ në qershorë vend i stërvitjes së ushtarëve të huaj(Foto)

737
0
SHARE

 

Një grup prej 10 ushtarësh  amerikan i  kryesuar nga atasheu ushtarak i ambasadës  amerikane Pol Brozen,  kanë qëndruar sot në Bujanoc me çrast janë takuar me  kryetarin  e  komunës së Bujanocit, Nagip Arifin   dhe ate  të kuvendit komunal Jonuz Musliu raporton LuginaPress.

amerika 4

Në takimin në mes ushtarëve amerikan dhe drejtuesëve të komunës së Bujanocit është biseduar  për  stërvitjen e ushtarëve   që do të bëhen  në  Cepotin të  Bujanocit gjatë muajit  qershor.

  Me këtë rast atasheu  ushtarak nga ambasada amerikane në Beograd Pol Brozen  së bashku  me grupin e ushatrëve e kanë njoftuar kryetarin Arifi rreth stërvitjeve  ushtarake  të cilat   do të bëhen kah fundi i    qershorit të këtij viti në bazën  ushtarake në Cepotin të komunës së  Bujanocit. Sipas tyre në këtë strëvitje  do të marrin pjesë 30 ushtarë nga shteti Shqiptar , nga   Maqedonia , Bullgaria, dhe  Rumunia nga 25 ushtar, po ashtu do të marrin pjesë edhe ushtarë nga Azerbajxhani  kurse 30  ushtar nga Serbia. Po ashtu merret vesh se edhe shteti Kroat do të dërgoj ushtarë por ende nuk është bërë i ditur numri i tyre.

1234567

 Ndërkaq  në takim me kryetarin e Kuvendit Komnal të Bujanocit delegacioni ushtarak  e  kanë njoftuar Musliun  rreth   operacioneve të cilat do të bëhen  në bazën  Cepotin të Bujanocit    në kuadër  të NATO-së.

Musliu  pas takimit i njoftoi mediat  se në në mesin e grupit të ushtarëve kishte edhe njësi nga  Ohajo e  të cilët do të  bëjnë stërvitjen e  ushtarët të  Ballkanit.(LuginaPress)

 amerika 3

amerika 4

amerika

amerika 9

amnerika 7

1234

LEAVE A REPLY