Home EKONOMI Banka Evropiane, e interesuar t’i ndihmojë bizneset

Banka Evropiane, e interesuar t’i ndihmojë bizneset

742
0
SHARE

Konferenca “Financim më të mirë për bizneset”, organizuar nga Banka Evropiane për Investime, ka mbledhur një numër të madh të investitorëve vendorë dhe të huaj, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Aty u diskutua për mbështetjen e projekteve, për tërheqjen e investitorëve dhe detaje tjera për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Besim Beqaj, ministër i Financave, thotë se Kosova si një shtet i ri, nuk qëndron keq, sidomos në investimet në infrastrukturë.

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime, Dario Scannapeco, ka thënë se në këtë konferencës do të tregohet se si të përdoren dhe se si të promovohen së bashku financimi më i mirë për bizneset në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë ndërkaq se Qeveria e Kosovës ka përmirësuar mjedisin afariste dhe ka ngritur normal ligjore të rritjes ekonomike deri në 4.5 për qind.

Ndryshe, Banka Evropiane për Investime siguron financa dhe ekspertizë të qëndrueshme për investime në Evropë dhe përtej. Është themeluar nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ndihmon projektet që shtyjnë përpara objektivat e Bashkimit Evropian. Është huamarrësi dhe huadhënësi më i madh multilateral në botë dhe stafi prej dymijë punëtorëve ka përvojë 50 vjeçare në financimin e projekteve. Selia e saj është në Luksemburg dhe ka një rrjet prej rreth 30 zyrave lokale.

LEAVE A REPLY