Home Aktuale Arifi: Momentet më emocionuese kanë qenë kur kam inauguruar objekte...

Arifi: Momentet më emocionuese kanë qenë kur kam inauguruar objekte arsimore(Video)

631
0
SHARE

Në mënyrë solemne është bërë sot hapja e objektit të arsimit të lartë Universitarë në në Bujanoci.

Në këtë solemnitet ishte krytari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Dekani i fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc Nenad Vunjak, shefi i delegacionit të Unionit Evropian në Serbi Majkëll Devenport, ambasadori i Zvicrës në Serbi Zhan Daniell Ruh, ambasadori i OSBE-së Peter Burhard.
Po ashtu të pranishëm ishte dhe kryetari i Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, ambasadorja e Francës në Beograd, pastaj Jonuz Mulsiu kryetari i KNSH-së, shefi i programit të Progresit Europian në Serbi Grim Tindell dhe deputetët popullorë Riza Halimi dhe Shaip Kamber.

Inaugurimin e objektit e bëri kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Dekani i fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc Nenad Vunjak,

   Në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i komunës së Bujnaocit Nagip Arifi tha se kam marrë pjesë në shum inagurime, në infrastrukturë, objekte kulturore, shëndetësore, por momentet më emociounuese andaj edhe sot ndjej kënaqësi dhe dua ta ndajë me ju studentë të dashur dhe miq të komunës së Bujanocit./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=LdU7lRn0o_c   ” width=”560″ height=”315″]