Personin që po e shihni në fotografi është Ylber Ramushi nga Bujanoci, Rruga e Kosovës Nr.11 jeton në gjendje të mjerueshme skamnore.
-Ylberi 51 vjeçar është me aftësi të kufizuara trupore.
= YLBERI KA NEVOJË PËR NDIHMËN TONË URGJENTE =
– ZOTI kishte dashur që në moshën 51 vjeçare Ylberin dhe Bashkëshorten e tij para disa ditave për herë të parë ti shpërbleje me dy vajza binjake të cilat s’bashku me Nënën e tyre momentalisht gjinden në Spitalin e Nishit për shkaqe shëndetësore.
-Dy vajzat binjake të lindura nga dy Prindër me aftësi të kufizuara në moshën 51 vjeçare ju nevojitet terapi ditore të cilën as prindërit e as Spitali nuk kan mundësi ta finansojnë.
-Për ta stabilizuar gjendjen shëndetsore të dy vajzave binjake parashihet një periudhë disa javore e cila nuk do të kushtoje edhe aq shumë.
-Miq dhe Koleg të nderuar, luteni që ta ndihmojmë këtë Familje të cilës në këtë moshë i madhi Zot i mundësoi të gëzohen me dy vajza binjake, mos ta lejojmë që të shuhet jeta e dy luleve Shqipëtare.
-Filloni ta ndihmoni këtë familje secili sa keni mundësi modeste, ndihma jonë e vogël për këtë familje të vuajtur do të jetë e mjaftueshme.
ALLAHU JU SHPËRBLEFT






