Home LAJME Al-Habsi: Urime Kosovë, por fushën s’e keni ‘kërkah’

Al-Habsi: Urime Kosovë, por fushën s’e keni ‘kërkah’

673
0
SHARE

Ali Al-Habsi ka uruar Kosovën për fitoren e parë, teksa vuri në pah fushën e keqe në stadiumin prishtinas.

Portieri i Omanit, Ali Al-Habsi, ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës pas fitores së saj të parë ndërkombëtare zyrtare.

Al-Habsi ka thënë se Kosova bëri një lojë të mirë, por vuri në pah edhe anën negative të kësaj miqësoreje.

“Urime për Kosovën, për fitoren e parë. Ata luajtën një lojë të mirë. U mbrojtën mirë. Për ne ishte e vështirë të luanim në këtë fushë, por gjithsesi, ishte një ndeshje miqësore”, u shpreh portieri i Wiganit.

“Për ne më e rëndësishme ishte që t’i shohim këta lojtarë të Kosovës dhe tifozët. Ishte një atmosferë e mirë, është një fillim i mirë për ta. Jam i lumtur për Kosovën”, shtoi tutje numri një i Omanit.