Nga 14-25 shtatori i vitit 1952, Aleanca Veri-Atlantike, (NATO) ka koordinuar ushtrime të rënda ushtarake në Detin e Veriut dhe veri të Atlantikut.
Titulli “Mainbrace” (Tërthorja kryesore) është ushtrimi i përdorur për forcat e armatosura të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Holandës dhe Belgjikës.
Jo më shumë se rreth 85 000 ushtarë dhe personel ushtarak kanë marrë pjesë në këtë operacion, qëllimi i të cilit ishte të demonstronte forcën kundër ish Bashkimit Sovjetik që NATO është tërësisht e parapërgatitur për të rezistuar dhe të kundërsulmojë në rast të ndonjë sulmi të sovjetikëve kundër Europës perëndimore.
Por, një ditë gjatë ushtrimeve, u raportuan së paku dy takime të papritura të tyre me UFO të dhënat e të cilave i ishin dërguar personalit detar në bordin e anijeve në Atlantik që gjendej në mes të Irlandës dhe Islandës. Një takim i parë i këtillë paraqiste një trekëndësh “të kaltër dhe gjelbër” të cilët ishin parë duke fluturuar mbi det me një shpejtësi që mund të ishte rreth 1500 km/h. Më vonë në të njëjtën ditë, tri objekte të paidentifikuara, kanë ecur më të njëjtën shpejtësi në një format trekëndëshi. Të tria objektet raportohet që kanë emituar “një dritë të bardh të rëndë”.
Pjesë e Forcave Ajrore Britanike të përfshirë në Mainbrace ishte skuadroni 269 – i cili e ka bazën në RAF Ballykelly në Irlandë – me adresë postare RAF Topcliffe, Yorkshire, Angli. Ishte Topcliffe që më 19 shtator të vitit 1952, që kishte raportuar pamjet e UFO-ve që kanë bërë histori në mesin e anëtarëve që kanë shërbyer në RAF. Më 20 shtator të vitit 1952 një dokument i shkruar dhe i nënshkruar nga majori i aviacionit Dolphin nga RAF Topcliffe – ishte dërguar në qendër e në të cilin shkruante: “Në përputhje më mësimet e juaja, këtu keni raportin për objektet e paidentifikuara njëri prej të cilëve është parë mbi bazën tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm”.
Raporti që referohej nga Dolphin ishte një parapërgatitje nga një dëshmitar kryesor, majorit të aviacionit John Kilburn, i cili shpjegonte për të ngjarjen.
“Zotëri, kam nderin që të raportojë incidentin e mëparshëm në të cilin isha dëshmitar të premten më 19 shtator të vitit 1952. Qëndroja me katër persona të personelit të aviacionit ushtarak të skuadronit numër 269 duke shikuar një meteor sulmues që gradualisht ulej më poshtë. Meteori ishte përafërsisht 1524 km larg dhe ofrohej nga lindja. Paris, pa pritur shikoi një objekt të bardhë në qiell që ishte në një lartësitë prej 6000 kilometrave që ishte pas meteorit”, thoshte Kilburn.
“Objekti kishte ngjyrë të argjend dhe një formë rrethore, dukej se udhëtonte me një shpejtësi të ulët sa një Meteor por në një rrugë të njëjtë. Arrita të shoh shpejtësinë e ngadalshme të tij para se ai ulet edhe më shumë, lëkundej në formë të lavjerrësit ashtu sikurse bën një gjethe e fikut…Pas disa sekondave objekti ndali lëvizjen e tij dhe filloi të rrotullohet rreth aksit të tij”.
Kilburn thekson se diçka e çuditshme ndodhi pastaj: “Papritur rrotullimi bëhej me një shpejtësi të jashtëzakonshme ku ajo lëvizi në drejtim të perëndimit duke u zhdukur. E tërë kjo ndodhi brenda 15 apo 20 sekondave. Lëvizja e objektit nuk identifikohej me asgjë që unë kam parë në ajër kurse shkalla e rrotullimit ishte e pabesueshme”.
Derisa dokumentacioni i Kilburn u fut në dosje (deklarata e të cilit u mbështet me dëshminë e pesë kolegëve të tij), një numër i raporteve të tjerë janë të njëjtë e që janë bërë nga e njëjta stërvitje, ku të gjithat në fund ishin marrë nga kapiteni i grupit J.A.C Stratton dhe i shin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në Londër për shqyrtim të kujdesshëm.
Prezenca e madhe amerikane në Mainbrace përbënte edhe një luftanije e madhe, USS Franklin D. Roosevelt. Më 20 shtator (vetëm një ditë pas incidentit të RAF Topcliffe),një fotoreporter amerikan me emrin Wallace Litwin ishte në bordin e Roosevelt për të fotografuar avionët amerikan duke u ngritur në qiell nga luftanija.
Duke bërë fotografi Litwin shikoi një rreth, objekt të argjendet që manovronin mbi flotën amerikane. Litwin, i cili ishte duke bërë fotografi kolor, arrin të bëj tri fotografi të UFO-ve. Të gjitha këto foto ishin bërë mbi flotën Roosevelt – një gjë që i jepte fotove një thellësi më të madhe dhe ndihmonte për të përcaktuar madhësinë e UFO-ve, që sipas raportit të Litwin, ishte e konsiderueshme.
24 orë më vonë, një objekt i njëjtë ishte parë edhe në Detin e Veriut. Përsëri, ishte ngjyra e argjendtë dhe forma rrethore e tyre. Në këtë rast, ishte bërë përpjekje që ajo të kapet nga një avion RAF Fighter që ishte përfshirë në ushtrime. UFO lehtë ishte larguar nga avionët.
Mandej kemi edhe një dëshmi të William Maguire, një ish pilot i RAF. Gjatë Mainbrace ai kishte postuar si RAF Sandwich, Kent, Angli ku kishte thënë se një gjë seriozisht e huaj po zbriste në tokë. Këto ishin fjalët e Maguire:
“Memoria e ime ishte goditur tërësisht. Normalisht, në një situatë ushtarake çdo gjë është e shpjegueshme, e rregullt dhe ka një qëllim. Por, këtu ishte një situatë që doli krejtësisht jashtë kontrollit. E tërë ky objekt mekanik fluturonte në një vend”.
Derisa Maguire kishte qëllimin e tij për ta shpjeguar ajo dukej një situatë e zymtë kurse arsyet pas panikut të verbër dukeshin të qarta: një gjigant, objekt ajror i paidentifikuar ishte vënë në gjurmë nga një radar në Kanalin Anglez: “Mekanikët u akuzuan që nuk kishin kalibruar armët siç duhet: ne ishim akuzuar që nuk e kemi interpretuar këtë lexim si duhet. Çdo instrument në bazë shihnin këtë objekt të jashtëzakonshëm në një lartësi të pabesueshme. Ishte i një madhësie sa e një luftanije dhe qëndronte në ajër”.
Tani do shikojmë çka thotë bota e CIA si pjesë e monitorimit të tyre edhe të shtypit të kohës ku CIA kishte arritur të merrte një kopje të një gazete norvegjeze që shfaqte hapur shqetësimet e tyre për një incident që kishte ndodhur më 18 shtator. Lajmi ishte botuar në Harstad, gazetë e Norvegjisë, kurse përkthimi i bërë nga CIA shkruante kështu:
“Më 18 shtator, në orën 14:00, tre punëtor pylli që po punonin në Kirknes, vërejtjen një varkë, një objekt rrethor të palëvizshëm rreth 500 metra në lartësi. Objekti kishte një diametër prej 15-20 metra. Pasi punëtoret e kishin parë objektin për një kohë, papritur ai ishte larguar në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi të madh. Duket se vetëm këta punëtor e kishin parë objektin: ata betohen, megjithatë që raporti i tyre është i vërtetë”.
Duhet të theksohet se karakteristikat e paraqitura në raport për UFO-t ishin shumë të njëjta me atë që kishte përshkruar RAF Topcliffe një ditë më vonë.
Por ende ka fakte për rastin Mainbrace. Në librin e tij “”Report on Unidentified Flying Objects”, Edward J. Ruppelt – ish shef i Forcave Ajrore të SHBA tregon që një oficer inteligjent i Forcave Mbretërore Britanike zyrtarisht kishte arsyetuar praninë e UFO-ve.
Në mënyrë kurioze, Ruppelt po ashtu thekson në librin e tij që para fillimit të manovrave të NATO-s, kishte marrë sugjerime nga inteligjenca detare e Pentagonit që ata “duhet të mbajnë sytë hapur nga prania e UFO-ve”, gjatë Mainbrace.
Pse dikush do të paralajmëronte që UFO-t do të paraqiteshin pikërisht si mister në atë ditë. Ndoshta, këtë më së miri e dinte NATO.






