Zyrtarët policor të stacionit policor në Bujanoc, pas një pune të gjatë policore dhe hetimore, kanë kontrolluar objektin e ndërmarjes “Agimi Company” në Bujanoc, pronë e A.A (1970) nga komuna e Bujanocit, me ndihmën e puntorëve të elektrodistribucionit, kanë vërtetuar se ekzistojnë dyshime për vjedhje të rrymës duke shkaktuar dëm material me vlerë prej 612.743 dinarë, njofton policia, transmeton Luginapress.com .
Kontrolli është kryer me urdhër të gjykatës themelore në Bujanoc me kërkesë të Prokurorisë Publike në Vranjë.
Prokuroria themelore në Vranjë ka ngritur akuzë penale ndaj A.A nën dyshimin se ka kryer vepra penale – vjedhje. /LuginaPress/






