Home Aktuale Zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc, do ti ndihmoj të...

Zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc, do ti ndihmoj të intersuarit për blerjen e ndërmarrjve shoqëorore

772
0
SHARE

Zyra për zhvillim ekonomik Lokal në Bujanoc e cila vepron në kuadër të kabintetit të kryetarit të Bujanocit, do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me agjecionin për privatzim në Serbi.

 Zyra për zhvillim ekonomik Lokal, nga sot i ka marrë kompetencat,instrukcionet dhe këshillat si të veproje gjatë fazës të privatizimit i cili është shpallur më 15 Gusht e i cili do të jetë i hapur deri më 15 Shtator është shprehur në rrejtin social koordinatori i kësaj zyre Nexhat Behluli.

Gjithësejt në ofertë për privatizim gjatë janë 502 ndërmarje shoqërore, nga të cilat 11 gjinden në teritorin e komunës së Bujanocit.
Behluli fton të të interesuarit te lajmërohen në këtë zyre e cila sipas tij do të jetë në dispozicion e tyre.

“Ftohen të gjithë të interesuarit nga komuna e Bujanocit të cilët dëshirojn të jenë pjesëmarës në këtë proces i cili ndodh vetëm një herë dhe kurrë më, të lajmërohen, -Zyra për zhvillim Ekonomik Lokal do të jetë në dispozicionin tuaj me komplet potencialin e vetë profesional që ky proces të zhvillohet në mënyrën sa më të volitshme për qytetarët e komunës tonë…” thekson në rrjetin social Nexhat Behluli koordinatori nga Zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc./Lugina Press/