Deputeti dhe kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi ka uruar gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Festa e Fitër e Bajramit, që vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit ka në vete përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë.
“Të nderuar besimtarë! Muhammedi a.s ka thënë “Kam ardhur që të përsos vlerat morale”, prandaj, Islami synon të ndërtojë një shoqëri humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë dhe mëshirës, dhe assesi nuk i dëshiron njerëzimit shkatërrim dhe rrënim, por i dëshiron udhëzimin, përmirësimin dhe mirësinë.
Fitër – Bajrami, qetëson dhe gëzon zemrat e besimtarëve, të cilët me dinjitet e përkushtim të pashoq, kryen obligimin e Ramazanit duke iu nënshtruar Allahut fuqiplotë me tërë qenien e tyre.
Kjo festë e Fitër – Bajramit paraqet stimulim në përforcimin tonë ndaj ftesës së besimit, për të na siguruar prosperitet në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Le të jetë festa e Fitër Bajramit moment i vetëdijesimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor.
Edhe njëherë urime festa e Fitër Bajramit”, thuhet në mesazhin e Shaip Kamberit. /Luginapress.com/






