Home Aktuale Kryetari i KBI-së në Bujanoc uron Fitër-Bajramin

Kryetari i KBI-së në Bujanoc uron Fitër-Bajramin

1085
0
SHARE

Kryetari i KBI-së pranë BIPBM-së në Bujanoc ,Bejtullah Bejtullahu të gjithë besimtarëve Islam ua uron festën e Fitër Bajramit, Në urimin e KBI-së thuhet:

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Falenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut subhanehu ve te’ala. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ve selem), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nesër, më 28 korrik shtator 2014 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të BIPBM-së në Bujanoc dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për kryerjen e njërit prej obligimeve kryesore të islamit, dhe t’ua uroj festën e Fitër – Bajramin.
Lusim Allahun xh.sh që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjtë.
Festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Njofton qendra për informim pranë BIPBM-së

LEAVE A REPLY