Home Aktuale VV: Arrihet marrëveshja me LDK-AAK-Nisma

VV: Arrihet marrëveshja me LDK-AAK-Nisma

906
0
SHARE

Vetëvendosje përmes zëdhënësit të saj ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, me ç’rast do ta linin jashtë Qeverisë PDK’në e Hashim Thaçit.

“Pas shtatë vjetëve, Thaçi qartazi ka rënë në defansivë politike në skenën kosovare. Por tash edhe Serbia duhet të bie në defansivë karshi Kosovës. Pranimi i marrëveshjes me VETËVENDOSJE!-n nga koalicioni LDK-AAK-Nisma e sjell këtë rënie në defansivë të Serbisë. Thaçi me dialogun dhe pazaret e tij me Daçiqin e mundësonte ofensivën e Serbisë. Pamundësimi i Thaçit në pushtet duhet të bëhet edhe pamundësim i Serbisë në shtetin tonë”, ka shkruar zëdhënësi i VV’së, Erzen Vraniqi.

LEAVE A REPLY