Shakira dhe Carlos Santana kanë marrë ovacione nga publiku pas performancës së tyre.
(e plotësuar)
Shakira ka marrë qendrën e vëmendjes në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit. Ajo këndoi këngën e saj: “La La La”, duke dhuruar edhe një vallëzim spektakolar.
Më pas në skenë ngjitet Carlos Santana së bashku me Carlinhos Broën dhe reperin, Wyclef.
Ceremonia e mbylljes së Botërorit të Brazilit veҫse ka filluar.
Në fushën e Maracanës ҫaste më parë u valuan flamujt e 32 shteteve pjesëmarrëse të Botërorit.
Në qendër të skenës janë vendosur flamujt e Gjermanisë dhe Argjentinës, dy shteteve që do të luajnë në finale.
Nuk mund të mungojnë as valltaret e Sambas.











