Jo vetëm që të lindesh në moshën 30 vjeçare është një mundësi reale, por kjo i favorizon gratë që të jetojnë edhe me gjatë.
Sigurisht që në këtë rast bëhet fjalë për femra të cilat janë në gjendje të lindin me metoda natyrale dhe pa ndihmësen e medikamenteve dhe trajtimeve të posaçme.
Në përfundimin e mësipërm ka arritur një studim i Universitetit te Boston-it. Sipas studimit, nëse një grua lind kur ajo ndodhet mbi moshën 33 vjeçare, ka shumë mundësi që ajo të jetoje deri në moshën 95 vjeçare, pra shumë më tepër se sa femrat që lindin përpara kësaj moshe.
Përfundimi i mësipërm nuk synon që të inkurajoje gratë që të shtyjnë lindjen e tyre, por është një argument më shumë në favor të idesë se edhe gratë në moshë mature janë të afta të lindin fëmijë dhe se ato mund të kenë gjithashtu një plakje të mbarë.
Për të ilustruar këtë, autoret sjellin edhe shembullin e aktores Halle Berry, e cila është bërë nënë ne moshën 46 vjeçare dhe megjithatë duket në mënyrë të pabesueshme shumë më e re se sa është në të vërtetë.
Teoria e mësipërme ka sigurisht edhe kritiket e saj, pasi referimi ndaj yjeve të kinematografisë përbën një përjashtim, dhe jo rregull. Sipas tyre, fertiliteti e femrave bie me kalimin e moshës, madje ndjeshëm pas moshës 40 vjeçare.






