Home Aktuale Kelmendi falënderon Allahun dhe votuesit

Kelmendi falënderon Allahun dhe votuesit

858
0
SHARE

Kandidati i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, ka arritur që sërish të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e ri të Kosovës. Kelmendi ka qenë pjesë e listës së PDK-së, në kuadër të koalicionit me PDK-PD-LB-PSHDK dhe PK.

Ulësen ne Kuvendin e Kosovës Kelmendi e ka siguruar duke marrë 10, 041 vota, kurse kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, nuk ka arritur të sigurojë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar votuesit e tij.

“Sot zyrtarisht nga KQZ jam shpallur Deputet I Kuvendit të Kosovës. Falënderoj ALLAHUN e madhëruar, pastaj juve që më votuat dhe mbështetët që përsëri të zgjidhem deputet. Përderisa në zgjedhjet e vitit 2010 kam pasur 4136 vota, në këto zgjedhje kam 10041 vota. Kjo rritje prej 150% është motivim dhe inkurajim për mua që me lejen e ZOTIT të ju përfaqësoj edhe më mirë dhe me denjësisht. Shumë faleminderit. ALLAHU ju nderoftë dhe shpërbleftë” (sic), ka shkruar Kelmendi në Facebook.

LEAVE A REPLY