Home Aktuale Stankoviq fton shqiptarët ta mësojnë gjuhën serbe për t’u punësuar më lehtë

Stankoviq fton shqiptarët ta mësojnë gjuhën serbe për t’u punësuar më lehtë

766
0
SHARE

Projekti “Shkolla e Gjuhës Sërbe “ për të rinjët shqiptarë të komunës së Bujanocit dhe Preshevës u organizua nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e mbështeturë financiarisht nga Ambasada e Britanisë së Mdhe. Këtë kurs të gjuhës Serbe e kanë ndjekur nxënës të shkollave të mesme, student, njerëz që punojnë nëpër organizata publike dhe vende të ndryshme. Kursi është organizuar për herë të dytë. Me rastin e këtij organizimi morri pjesë edhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq ky i fundit përgëzoi kursistët e kësaj shkolle duke i uruar suksese fëmijëve shqiptarë të cilët kanë mësuar gjuhën serbe për gjashtë muaj, “fëmijët shumë mirë kanë mësuar me sukses e kanë kryer kursin për kohën e ardhshme është përparim për punësim në organet shtetërore, kjo do të thotë se marrëveshjet që kemi arriturë me liderët shqiptarë dhe politikën shtetërore për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të kenë më shumë mundësi që këta të rinjë të punësohen dhe ti përmbushmi ato marrëveshja që kemi arrit më herët”, ka thënë Stankoviç./LuginaPress/

LEAVE A REPLY