Home Aktuale Era rrëzon minaren e një xhamie në Gjilan

Era rrëzon minaren e një xhamie në Gjilan

2432
0
SHARE

Një erë e fortë, e cila është shfaqur në orët e pasdites në Gjilan, ka dëmtuar pjesën e epërme të minares të Xhamisë së Balecit, kurse kupola nga lart ka rënë mbi kulm dhe ka depërtuar brenda, por fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Sipas vrojtimeve të para dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Dëmtime të xhamive në Gjilan kishte pasur edhe në të kaluarën, në vitin 2004, kur në këtë qytet pati ndodhur një termet, kur ishte dëmtuar xhamia në qendër të qytetit, e cila duke i ruajtur tiparet e asaj të mëhershmes, në vonë ishte rindërtuar dhe edhe atëherë nuk pati pasur pasoja në njerëz.

xhamia

LEAVE A REPLY