Home LAJME Kthehet Barrikada Mbi Lumin Ibër

Kthehet Barrikada Mbi Lumin Ibër

825
0
SHARE

Ka filluar rivendosja e barrikadës mbi lumin Ibër.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes disa banorë të veriut kanë vendosur disa saksi betoni dhe përmes një ekskavatori janë duke derdhur rërë për të bllokuar rrugën mbi urë.

Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes janë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi dhe Goran Rakiq kryetar i Mitrovicës së Veriut, bashkë me rreth 50 persona tjerë.

Deri më tash kjo ka ndodhur në qetësi, megjithë praninë e policisë dhe karabinierëve të cilët nuk kanë ndërmarrë gjë në ndalimin e këtyre veprimeve.

Barrikada është duke u vendosur në të njëjtin vend ku ka qenë barrikada që është hequr mbrëmë pas mesnatës./luginapress/