Home SPORT Vjen befasia nga Kosta Rika

Vjen befasia nga Kosta Rika

747
0
SHARE

Grupi D është konsideruar si ‘grupi i vdekjes’ duke u marrë parasysh vetëm emrat e kampionëve të mëparshëm të botës – Italisë, Uruguait dhe Anglisë. Por, akoma më shumë këtë epitet ia ka forcuar Kosta Rika pas ndeshjes së parë.

Për befasinë e të gjithëve, kjo përfaqësuese e ka mposhtur Uruguain me rezultat 3-1 në përballjen e zhvilluar në Fortaleza.

La Celeste nuk ishte skuadër dominuese as në pjesën e parë, mirëpo arriti të shënojë një gol nga penaltia. Realizues ishte Edinson Cavani (24’).

Në fraksionin e dytë ndryshoi gjithçka. Kosta Rika e përmbysi rezultatin dhe e fitoi takimin.

Joel Campbell priti një harkim në zonë dhe nuk u tregua i mëshirshëm për Musleran (54’).

Shumë shpejt, pas një gjuajtjeje të lirë nga Bolanos, Oscar Duarte shënoi me kokë (57’), megjithëse xhirimet treguan se ai ishte në pozitë jashtë lojë. Arbitri e pranoi golin.

Për turpërimin e uruguaianëve u kujdes Marco Urena, i cili sapo hyri në lojë, pranoi një top nga Campbell dhe shënoi (84’).

Kosta Rika kryeson Grupin D me tri pikë, Uruguai pozicionohet në fund pa pikë. Italia dhe Anglia zhvillojnë duelin e tyre nga ora 0:00. /LuginaPress/