Subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës, Partia Demokratike, tashmë ka filluar me formimin e degëve të saja edhe në komunat tjera të Luginës.
Partia Demokratike sot ka shtrirë degën e saj në komunë të Medvegjës me çrast qytetarët shqiptarë të kësaj komune i bënë një pritje të ngrohtë kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifi dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Medvegjë njëzërit u emrua Bajram Mustafa cili me këtë rast tha se përveç se një privilegjë kjo pozitë është për te edhe një detyrë të cilën ka bart mbi vete.
Kryetari i sapozgjedhur i nëndegës së PD-së në Medvegjë u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me popullatën e kësaj komune , me qëllim që ti zgjidhin problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë në Medvegjë.
Ndërkohë Partia Demokratike pritet të shtrij degën e saj edhe në Komunë të Preshevës./Lugina Press/











