Home Aktuale “Kosova po shkon në Drejtim të Ri”

“Kosova po shkon në Drejtim të Ri”

828
0
SHARE

Pas marrëveshjes së nënshkruan në mes AAK-së, LDK-së dhe Nismës për Kosovën, me të cilën synojnë të krijojnë qeverisjen e re, simpatizantët e AAK-së kanë nisur festimet.

Ata kishin zgjedhur që nga selia kryesore e AAK-së e deri tek sheshi “Nënë Tereza” për të shprehur gëzimin se lideri i tyre, Ramush Haradinaj, po bëhet kryeministër.

Musa Preteni, kryetar i rinisë së AAK-së, tha se ky është një moment i mirë për rinin dhe për gjithë Kosovën, pasi që me këtë marrëveshje po i thuhet jo korrupsionit, krimit të organizuar e keqqeverisjes së Thaçit.

“Është një moment gëzimi, është një moment feste, sidomos për të rinjtë, për gjithë Aleancën; është moment i fitores dhe besoj se gjithë ajo që e kemi thonë gjatë fushatës, realisht tash vetëm po ndodh. Kosovës po i vjen një Drejtim i Ri, e ky drejtim i zhvillimit ekonomik që është drejtimi i perspektivës. Sigurisht që nuk mundet me ardhë ndryshe, përveç se përmes një njeriu i cili ka guximin me i thonë stop korrupsionit dhe një keqqeverisje që është bërë deri tash, po i cili gjithashtu e ka një vizion të qartë për me e nxjerr vendin prej kësaj gjendjeje. Ky është kryeministri, prej ditës së sotme, Ramush Haradinaj. Bashkë me të rinjtë kemi dal me festu”, tha ai.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes këtyre tri partive, janë dakorduar se Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, kryeparlamentari dhe presidenti i shtetit do t`i takojë LDK-së, ndërsa “ Nismës për Kosovën”, ia lanë postin e zëvendëskryeministrit. /KP/