Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, e ka uruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamenrtare të mbajtura dje më 8 qershorë në Kosovë. Në urimin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi thuhet:
Në emër të komunës së Bujanocit, në emër të qytetarëve të Bujanocit, në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal kam nderin t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e fitores tuaj në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014.
Fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës ka shënuar Historinë.
Fushata zgjedhore ishte fisnike dhe nxorri në pah vlerat më të mira të demokracisë dhe të qytetaris Kosovare. Procesi i sukseshëm zgjedhor në republikën e Kosovës paraqet një hap të madh drejt integrimit në Bashkimin Europjan dhe NATO-së. z.Kryeministër, gjatë përpjekjeve tuaja për të mirën e Kosovës, ne do të jemi gjithmonë partner i juaji në realizimin e qëllimeve të paqes dhe të demokracisë për të gjithë. Unë shpreh bindjen e thellë se Ju dhe partia që ju e drejtoni, do të jeni faktorë kryesorë në qeverisjen e vendit, ku do të mbizotërojë drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i plotë i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europjan, thuhet në telegram urimin e kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.







