Home LAJME Thaçi: Të dielën, me qetësi drejt respektimit të vullnetit të qytetarëve

Thaçi: Të dielën, me qetësi drejt respektimit të vullnetit të qytetarëve

991
0
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë tha se të dielën pret një proces të qetë, përmes së cilës Kosova do të dëshmohet se po forcohet si shtet për të ardhme perëndimore.

Kryeministri Thaçi deklaroi se vendi po hynë në një fazë të rëndësishme të një procesi elektoral, dhe për herë të parë këto zgjedhje organizohen në tërë territorin me kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, ku pret pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote.

Fushata parazgjedhore, sipas tij, po dëshmon se Kosova dhe shoqëria kosovare po kultivojnë demokraci.

“Gjithashtu, pres edhe të shtunën, dhe të dielën të kemi, një proces të qetë, ndërsa, të dielën me të vërtetë të kemi një votim të mirëfilltë, duke respektuar vullnetin e plotë të gjithë qytetarëve të vendit, dhe Kosova si shtet i ri të dëshmohet edhe një herë fuqishëm se po konsolidohet dhe forcohet si shtet me të ardhme të sigurt perëndimore dhe për të vazhduar me hapa tonë të mëtutjeshëm për integrime në Bashkim Evropian, NATO, dhe miqësinë tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur kryeministri Thaçi. /Telegrafi/