Home Aktuale Ja çfarë mesazhi u jep Daçiqi serbëve të Kosovës

Ja çfarë mesazhi u jep Daçiqi serbëve të Kosovës

1047
0
SHARE

Serbia ka shprehur shqetësim mbi zgjedhjet në Kosovë duke bërë thirrje që të krijohen kushte e përshtatshme që pjesëtarët e komuniteti serb të jenë pjesë e tyre.

Deklarata ka ardhur nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili u shpreh se duhet të bëhet çmos që serbët të jenë pjesë e zgjedhjeve.

“Nuk jemi të kënaqur me mënyrë se si Prishtina po abuzon me marrëveshjen e Brukselit”,- tha Daçiq.

Kandidatë e listës “Srpska” kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë.

Arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë kryesisht me disa vendime të KQZ-së, qoftë për numrin e votuesve jashtë Kosovës, ndarjen e ulëseve të garantuara apo edhe për përbërjet e këshillave të zgjedhjeve nëpër mjediset e banuara me shumicë serbe. /Indeksonline/