Home Aktuale Serbët e veriut presin “haber” nga Beogradi

Serbët e veriut presin “haber” nga Beogradi

731
0
SHARE

Serbët e veriut kanë ngrirë fushatën dhe të gjitha aktivitetet zgjedhore për shkak të pakënaqësisë së tyre me disa vendime të KQZ-së, dhe deri tani nuk dihet nëse ata do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen të dielën.

Shqetësimet e veriorëve kanë të bëjë kryesisht me simbolet e Republikës së Kosovës nëpër fletëvotime, numrin e votuesve jashtë Kosovës, ndarjen e ulëseve të garantuara apo edhe me përbërjet e këshillave të zgjedhjeve nëpër mjediset e banuara me shumicë serbe.

Burime të Kosovapress-it nga veriu, bëjnë të ditur se vendimi i prerë për mos pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje është marrë në një takim mes krerëve politikë lokalë të veriut që është mbajtur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës.

“Jemi shumë të vendosur të mos dalim në zgjedhje, pavarësisht pasojave”, citojnë burimet të ketë thënë njëri nga protagonistët e takimit, duke shtuar se këtë vendim mund ta ndryshojë vetëm Beogradi.

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë akoma nuk është deklaruar zyrtarisht rreth pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 8 qershor, mirëpo konsideron se duhet të plotësohen të gjitha kushtet për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje. /