Në një ambient të veçantë dhe në prani të shumë dashamirëve të librit , të dielën në Bujanoc u promovua libri i parë me poezi dhe prozë i shkrimtares, gazetares, moderatores nga Shqipëria, Diniela Lera – Vehbiu
“Kur Lulëzoi Pritja” kështu titullohet libri i autores, Diniela Lera Vehbiu, nga Tirana, që u promovua të dielën në Bujanoc, në prani të shumë dashamirëve të librit.
Me këtë rast aturoja e librit Diniela Lera Vehbiu theksoi se “Është një libër që ndoshta për dikënd ka thjesht vetëm njëqind e ca faqe, por për mua është më shumë se kamë lënë shpirtin në ato poezi e proza, për mua është diçka më shpirtërore se çdo gjë tjetër”.
Ndërkaq Nexhat Rexha, kritik letrar nga Gjilani, tha se libri i parë i poetes Diniela Lera Vehbiu “Kur lulëzoi pritja” shënoi fillimin e jetësimit poetik në rrafshin artistik si dëshmi e konkretizim të një akumulimi shpirtëror nëpër të cilin ka trazuar botën e brendshme të autores.Poezia artistike bart dhe ruan me vete skenat nga më të ndryshme, krijon mundësinë e shpalosjes edhe në imtësi të cilat ruhen në imazhin e sugjestioneve të arkivuara në memorien e njeiut. Këto ndjesi jo vetëm që kanë kultivuar momentet më delikate, por në shumë raste ato prodhojnë edhe vlera të mirëfillta artistike artistike. Në këtë kontinuitet përjetimesh nga më të ndryshmet vijnë edhe vargjet e Dinielës, për të thënë, e për të zbuluar saktësinë e botës reale, si produkt i përjetimit në arritshmërinë e komunikimit tematik, për të shfaqur pastaj në ndërtimin e krtitikave me ndjeshëmri të dashurisë”, tha mes tjerash kritiku Nexhat Rexha nga Kosova.
Ndryshe nga promovimet që bëhen në Luginë të Preshëevës, ky promovim dalloi për nga forma e organizimit e që u pëlqye shum nga të pranishmit, ngase mënyra e organizmit i ngjante promovimeve të cilët bëhen në Tiranë e Prishtinë.
Vlenë të theksohet se në përomovim kishte edhe momente emocionuese, siç ishte rasti kur e ëma e Dinielës në pamundësi për të qenë prezente , ajo përmes një videoje nga Tirana uroi të bijën Dinielën për librin e saj. Ndërkohë ajo përmes vídeo regjistrimit i rikujtoi edhe njëher bijës së saj për pasioni që kishte për të shkruar që në moshë të vogël.
Ndërkaq autoreja Diniela Lera Vehbiu para të pranishmëve theskoi se sot faktikisht familja ime është atje dhe unë besojë se sot ju do të bëheni familja ime”.
Ndërsa në promovim të pranishmit kanë patur rastin të dëgjojnë edhe disa nga poezitë dhe prozat nga libri “Kur Lulëzoi Pritja” nga nxënëset e shkollave të Bujanocit dhe Preshevës.
Shënime për autoren
Diniela Lera – Vehbiu ka lindur në vitin 1985 në Tiranë. Ka përfunduar studimet e larta në degën e gazetarisë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë me rezultate të shkëlqyera.
Pasioni për të shkruar nis që në moshë të vogël dhe vazhdon edhe matej në shkollën e mesme ku merr pjesë në konkurse letrare, në të cilat nderohet me çmime të para disa herë radhazi.
Krijimet e saj janë botuar nëpër revista me karakter letrat nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Shkrimtarja Diniela Lera – Vehbiu është e martuar dhe jeton në Tërnoc të komunës së Bujanocit, dhe ka një vajzë.
“Kur lulëzoi pritja” është libri i parë i autores që mbërrinë në duart e lexuesëve dhe përmban 105 vëllime me poezi dhe prozë./Lugina Press/









