Home LAJME Kosovari përgatiste sulme terroriste në SHBA

Kosovari përgatiste sulme terroriste në SHBA

971
0
SHARE

Një shtetas nga Kosova po gjykohet në SHBA për terrorizëm.
Gjykata e Tampas në Shtetet e Bashkuara ka parë sot videon, ku tregohet kosovari Sami Osmankaç, teksa përgatiste planin për sulm terrorist.

Trupa gykuese ka parë videon, e cila është reailzuar nga agjentë të FBI-së, transmeton infokus.com.

Në pamje shihet sesi Osmankaç flet për plane për të shuar jetë njerëzish.

“Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem”, thotë Osmankaç në këtë video.

Prokurorët thanë se Osmankaç donte ta bombardonte pub-in MacDinton në jug të Tampas- Hard Rock Casino- madje edhe urat në vendin e quajtur Bay.

Gjykimi ndaj kosovarit pritet të zgjasë tri javë. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënim të përjetshëm.