Home LAJME Dëshmia e oficerit: Ja si bëhej trafiku i drogës me aeroplanë në...

Dëshmia e oficerit: Ja si bëhej trafiku i drogës me aeroplanë në kohën e Berishës (Video)

899
0
SHARE

Dëshmia e një oficeri të ushtrisë është mes dokumenteve që Komisioni Parlamentar Hetimor mbi Trafikun e Drogës ka në dorë për të treguar që trafiku i drogës me aeroplanë kryhej në kohën e Qeverisë së Sali Berishës, kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami dhe ministër i Brendshëm ishte Flamur Noka.

Oficeri ka treguar se ai vetë ka qenë dëshmitar në periudhën nga tetori 2012 deri në mars 2013 kur disa aeroplanë janë ulur në aeroportin ushtarak të Gjadrit për të ngarkuar drogë.

Në mars, oficeri transferohet nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami në një bazë tjetër dhe në këtë rast nuk ka mundur të dëshmojë nëse trafiku është bërë dhe më pas.

Oficeri, emri i të cilit deri tani nuk është bërë i ditur, u ka treguar për aeroplanët misteriozë edhe shefave të tij pas ndryshimit të qeverisë:
Njerëz të SHIU-t kanë mbajtur nën vëzhgim, si bazën ajrore të Gjadrit, ashtu dhe të tjerat nën kontrollin e Forcave të Armatosura, deri në mars 2014, pa zbuluar ndonjë gjë të dyshimtë.

Mbetet për të verifikuar besueshmëria e oficerit. /Shqiptarja/