Në fshatin Bilaç të Bujanocit ka filluar sot asfaltimi i rrugës nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” deri në qendër të këtij fshatit me gjatësi prej 235 metra dhe gjerësi prej 4 metra,
Asfaltimi kësaj rruge, për banorët e këtij vendbanimi ishte mirëpritur ngase më së shumti kjo rrugë frekuentohej nga fëmijët të cilët ndjekin mësimet në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq.
Aslatimi i kësaj rruge financohet nga buxheti komunal i Bujanocit dhe kap vlerën prej 2.8 milionë dinarë./Lugina Press/






