Komisioni për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2014 ,në përputhje me Vendimin e Këshillit Komunal (nr.400-425/13-03 nga data 16,05,2013 ) për emrimin e Komisionit për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për programe dhe projekte të shoqatave të qytetarve për vitin 2014 shpallë ;
K O N K U R S
Për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2014
Konkursi shpallet për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2014,dhe ate për projekte për interes së vetëqeverisjes lokale .
Mjetet për financimin e projekteve janë të siguruara nga pozicioni 43-06-130 (donacionet- shoqrore,socio-humanitare dhe organizatat joqeveritare ),vendimi mbi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2014.
Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë të gjitha shoqatat,organizatat socio-humanitare, shoqatat dhe Ojq të regjistruara në Republikën e Sërbisë nga teritori i Komunës së Bujanocit ku edhe e kryen veprimtarinë e vetë.
Projektet nga interesi për vetëqeverisjen lokale shprehen në ;
1. Promovimi dhe zhvillimi i vetëqeverisjes lokale
2. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijve
3. Mbrijtja e mjedisit jetsor dhe projektet ekologjike
4.promovimi i bashkëpunimit dhe respektit ndëretnik
5. projektet soci-humanitare
6.Lidhja regjionale e shoqatave të qytetarve dhe OJQ dhe
7. Projektet tjera për interes të vetëqeverisjes lokale.
OJQ të cilat gjat këtij viti kalendarik kanë fitu ndonji projekt nga ndonji donator tjetër nuk kanë të drejt të konkurojnë në këtë konkurs.
Mjete e kërkuara nga buxheti i Komunës për projekte të veçanta nuk mund të jetë ma tepër se 150,000,00 dinarë.
Konkursi është i publik dhe shpallet në internet faqen e prezentimit të Komunës së Bujanocit wwwbujanovac.rs
Dokumentacionin e konkursit për bartsit e projektit duhet të merren në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit wwwbujanovac.rs ose drejtpërdrejt ne Zyren për Zhvillim Ekonomik Lokal, zyra numër 306.
Fletëparaqitjet për konkurs dërgohen komisionit për ndarjen e mjeteve permes shkrimores Komunës së Bujanocit rr. K. Petroviç nr,115 me shenjën Komisioni për ndarjen e mjeteve OJQ.
Afati për dorzimin e dokumenteve të konkursit është 26.05.2014 -13.06.2014 deri në ora 15 h
Të gjitha fletëparaqitjet të cilat mbrrijnë pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.
Fletparaqitjet valide do te jenë vetëm ato që janë të dërguara në formullarët e vaçant , kurse fletparaqitjet të paplotsuara nuk do të merren në shqyrtim.
Projektet duhet të realizohen deri në fund të vitit 2014 mandej duhet që komisionit ti dërgohet raporti financiar për realizimin e projektit.
Më 26.05.2014 Kryetari komisionit për ndarjen e mjeteve Ojq
Zylqefli Sherifi






