Home Aktuale Ekskursioni që lenë gjurmë në Histori

Ekskursioni që lenë gjurmë në Histori

1905
0
SHARE

Mendushe  Arifi nxënëse e klasës së katërt të  shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci i Bujanocit,  ka përshkuar poezinë e saj kushtuar komandantit  “Adem Jashari’ në librin e vizitorëve në Prekazin Legjendar.

3

 Sikur të gjithë nxënësit ashtu edhe ata të  shkollës fillore “Muharrem Kadriu”  nga Tërnoci i Bujanocit kanë realizuar ekskursionin i cili  është i paraparë në planin dhe programin e arsimit fillorë.

  Nxënësit e klasëve të katërta të  shkollës fillore “Muharrem Kadriu”  kësaj here për destinacion  në ekskursionin e tyre,  kishin për vizitë  kompleksin  “Adem Jashari” në Prekaz.

Edhe pse ishin  nxënës të ciklit të ulët,  ata në Prekazin legjendar lanë përshtypje dhe gjurmë  të mëdha si  tek drejtuesit e kompleksit por edhe tek vizitorët e tjerë nga Kosova.

 1

  Fillimisht me të arritur në Kopleksin “Adem Jashari” në pritje i doli  Ciceroni Rifat Bejta  i cili me të kuptuar se ishin   nxënës nga Tërnoci me kënqësi të veçantë i shprehi një mikpritje të ngrohtë duke thënë: Mirë se keni  ardhur të dashurit e mi nga vendi i shokut  dhe mikut tim Ridvan Qazimi, ejani nagse ju jeni musafir të  vaçant për ne ngase Tërnoci ka bërë shumë për Prekazin dhe Kosovën në përgjithësi.

 Fillimisht Ciceroni Bejta u sqaroi nxënësve për historikun dhe rezistencën  e familijes Jashari, ai tha se familja jashari tashmë po shkon drejt rritjes së saj dhe se emrat e tyre janë duke u përtrirë.

  Ndërkohë nxënësit e shkollës  filllore “Muharrem Kadriu” lanë mbresa të thella në zemrën e ciceronit por dhe të gjithë vizitorëve,  me poezitë dhe këngët kushtuar Adem Jashari e Ridvan Qazimi.

  Poezitë këto që për një çast ofruan rreth vete  vëllezër nga Lugina dhe Kosova, poezi këto të cilët  morrën duartrokitje  të shumta.

Mendushe  Arifi ishte njëra nga nxënëset shkollës fillore “Muharrem Kadriu” e cila bëri që Ciceroni të propozoi që poezia e saj të evidentohet në Librin e Vizitorëve në Prekaz.

10373955_698837786840347_7310716144953336192_n

Mendushe  Arifi është nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, dhe është njëra nga nxënëset e dalluara në klasën të cilën e drejton mësuesi shumë vjeçar Muharrem Xhemaili e cili me përcjelljen e kësaj gjenerate do të merrë epitetin veteran i arsimit,  ngase pas pak do të kalon në pension, por kujtimet nga nxënësit do ti bartë me vete gjatë tërë jetës./Lugina Press/

2

tr

7

y