Përmbi të gjitha është dashuria e vërtetë dhe afeksioni që ju mund të tregoni ndaj fëmijës tuaj. Duhet të kuptojmë se truri i një fëmijë është në zhvillim e sipër, si një sfungjer që është gati të thithë të gjitha njohuritë e mundshme që e rrethojnë.
Leksionet e muzikës ose mësimi i një vegle muzikore është shumë i rëndësishëm për funksionimin e trurit si duhet, jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Muzika stimulon të gjitha seksionet e trurit dhe e ndihmon atë të ketë IQ më të lartë.
Fëmijët duhet të mbajnë një dietë të forte dhe të rregullt, të pasur me proteina, kalcium, karbohidrate.
Fëmijët për të qënë më të zgjuar duhet të lexojnë jo ti kushtojnë më tepër kohë televizionit, apo videove.
Shumë gjëra ndodhin në trurin e një parashkollori që po dremit, duke përfshirë këtu edhe përpunimin dhe ruajtjen e kujtimeve që janë baza e të mësuarit.
Kjo e bën kohën që fëmija fle gjatë ditës, po aq të rëndësishme sa edhe programet që tentojnë të tërheqin vëmendjen e tij, shprehen kërkuesit në një studim të fundit.//luginapress.com//






