Manifetimi tradcional “Ditët e Komandant Lleshit” sot zyrtarisht ka filluar me vizitën tek “Guart e Buajve”, aty ku ra dëshmor Ridvan Qazimi – Alias Komandant “Lleshi”.
Fillimisht qytetarët shqiptar të komunës së Bujanocit dhe rajonit janë nisur nga stadiumi i fshatit Tërnoc komuna e Bujanocit të cilët kanë marshuar drejtë vendit të rënies së Komandant Lleshit.
Edhe sot pas pas 13 viteve u vendosën kurora lulesh në vendin ku tinëzisht u vra e komanadat Lleshi.
Me këtë rast Haxhi Hisen Qazimi babai i Ridvan Qazimit i përshëndeti të pranishmit që kanë gjetur kohë të marin pjesë duke thënë se edhe pas kaq viteve nuk harrohet vepra e djalit të tij, Ridvan Qazimi, Komandat Lleshi.
Ndërkohë fjalën e ratsit e mori edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ish shefi politik I UCPMB-sëJonuz Musliu.
Më pas për nderë të kontributit të Ridvan Qazimit në sport, ishte organizuar edhe një ndeshje miqësore në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit.
Ndërsa nga ora 20:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, u shfaq Festivali i filmit shqip të metrazhit të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën” në regji të Avni Dalipit,
Me këtë rast Naim Salihu koordinatori i manifestimit duke falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuan për mbajtjen manifestimit tha se me këtë festival Bujanoci ka dëshmuar se mund llogaritet ndër qytetet artdashës dhe kultivues të artit.
Ndërkaq për ditën e nesërme kur dhe përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” në agjendën e programit të këtij manifestimi është paraparë që nga ora 14:30 – 15:30 do të bëhet vizita e muzeut të Komandant Lleshit, me pas nga ora 15:30 do të bëhen Homazhe tek Lapidari i Ridvan Qazimit Komandant Lleshi.
Ndërsa nga ora 17:30 deri në orën 19:00 mbahet në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të mbahet manifestimi qendror me çrast do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për filmat shqip me metrazh të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën”./Lugina Press/









