Home Nga Rajoni Me veturë, e shkel gruan e tij shtatzënë

Me veturë, e shkel gruan e tij shtatzënë

1037
0
SHARE

Një grua shtatzënë është dhunuar nga burri i saj në shkallët e gjykatës. Ngjarja ndodhi ditën e sotme, ku Dëshira Lami, në muajin e tetë të shtatzënisë, kishte procesin gjyqësor të radhës për urdhrin e mbrojtjes nga i shoqi.

Në fillim të muajit gjykata kishe shpallur një vendim të ndërmjetëm që urdhëronte bashkëshortin e saj, Gers Gjini, të mos kryejë veprime dhune ndaj saj, të mos e kërcënonte dhe as mos ta kontaktonte.

Megjithë këtë vendim të Gjykatës Civile, gruaja është goditur në dalje të Gjykatës nga i shoqi me automjet duke i shkaktuar asaj plagë në gjymtyrë. Një dëshmitar e ka futur brenda gjykatës gruan shtatzënë, ndërkohë që mjekët kanë asistuar me ndihmën e shpejtë në katin e parë të gjykatës.

Ndërkohë, policia ka shpërndarë menjëherë targat e automjetit me të cilin është larguar agresori për të bërë të mundur ndalimin e tij.

Kurse gruaja e dhunuar që nuk mundi të dale dot me këmbët e saj nga gjykata kaloi pragun e institucionit të drejtësisë me ambulancë.