Home SPORT Faleminderit kapiten!

Faleminderit kapiten!

863
0
SHARE

Carles Puyol ka ende për t’i dhënë skuadrës së Barcelonës. Presidenti katalan, Josep Maria Bartomeu e ka falënderuar kapitenin e tij legjendar, duke i kërkuar atij ta vazhdojë punën në klub.

Carles Puyol po largohet nga futbolli aktiv. Megjithatë, ai nuk do të largohet nga Barcelona.

Kapiteni legjendar i skuadrës nga Katalunia do të ketë një rol të rëndësishëm në projektet e ardhshme të klubit.

Një gjë të tillë e ka tha presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, në konferencën lamtumirëse me kapitenin e tij.

“Vetë mënyra e largimit të tij është një shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit që ai ka ndaj klubit. Ka vetëm një fjalë për ta thënë: Faleminderit”, tha presidenti katalan.

“Koha jote te Barcelona nuk përfundon këtu dhe ti e di mirë një gjë të tillë”, shtoi tutje Bartomeu.

 

Puyol u përgëzua për karrierën e tij të ndritur te Barça edhe nga bashkëlojtarët e tij të skuadrës në ceremoninë e tij lamtumirëse, teksa në emër të tyre foli kapiteni aktual, Xavi Hernandez.

E, për karrierën e Puyolit fjala shkoi te Lionel Messi, i cili i përshkroi vitet e spanjollit te klubi katalan.

“Unë ndihem me fat që e kam ndarë të njëjtën zhveshtore me ty. Faleminderit shumë kapiten”, u shpreh argjentinasi. /luginapress/