Home LAJME Fillon regjistrimi i garuesve në Dog Show Tirana 2014

Fillon regjistrimi i garuesve në Dog Show Tirana 2014

714
0
SHARE

Prej sot ka filluar zyrtarisht edhe Dog Show Tirana 2014 me kamapnjen e regjistrimit te garuesve.

Cili nga ne ka qenin më të bukur? Për herë të parë në Shqipëri, një garë bukurie kaq shumë e veçantë, vjen në datë 15 Qershor Dog Show Tirana 2014! Jane te ftuar te gjithe adhuruesit e qejve nga mbar trevat shqiptare.

Qeni juaj meriton të ndjehet krenar, të sfilojë në mes të më të mirëve, ta mbaj kokën lart dhe pse jo, të zgjidhet më i miri dhe të fitojë çmim special!

Për të aplikuar ne këtë kompeticion ,aplikanët nga Kosova dhe Maqedonia të kontaktojnë në këto numra: +377(0)45 789 900 ose +386(0)49 559 450

Nga brenda Shqiperisë, kuponin gjendet tek “Gazeta Shqip” ose mundet të shkarkohet nga faqja e web: www.dogshowtirana.al dhe plotësojeni me të dhënat e kërkuara.

Eventi kryesor i garimit do të mbahet me datën 15 Qershor ne Tirane ne Pallatin Sportiv Asllan Rusi.