Home INTERVISTA 300 trilion dollarësh qarkullimi global i prodhimeve hallall në 2013

300 trilion dollarësh qarkullimi global i prodhimeve hallall në 2013

754
0
SHARE

Intervistë me Abaz Islami, Drejtor i Agjecionit për Hallall Standardin në Maqedoni

Intervistoi: Suat Saqipi

INA:Hallall Standardi është trend botëror, për të cilën sot përveç që në shtetet Islame, hasim interesim edhe tek vendet evro-perendimore. Kur u themelua agjencioni për hallall standardin në vendin tonë dhe çfarëështë ecuria e saj?

Abaz Islami: Feja Islame është universale që në vetvete ngërthen vlera madhështore, por gjithashtu posedon norma dhe principe respektimi i të cilave sjellin dobi marramëndese gjithandej ku frymon njeriu. Islami është sistem që kontribuon nëçdo sferë në interes të pakonpenzueshëm të shoqërisë, është burim i pashterur dhe pozitiv.Hallall standardi është realitet, trend dhe markë botërore.Ndoshta deri para ca viteve ka qenë utopi për disa, tani aktualisht është shndërruar në një kërkesë imediate shoqërore.Kemi të bëjmë me një standard botëror, me njësistem që posedon vlera të pamohuara. Hallall standardi ka qenë prezent që nga vitit 2010 në Maqedoni, çertifikata jepte Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Agjencionin për Hallall Kualitet nga Bosnja, meqë u përgatit kuadro nga institucioni ynë BFI, në Nëntor 2013 u themelua Agjencioni për Hallall Standardin në R.M për të ecur para proceset që kanë të bëjnë me implementimin e këtij standardi tek kompanitë vendore.

INA:Shoqëria myslimanëështë edukuar dhe ndërtuar në bazë të kushtetutës islame e hartuar nga Kurani dhe Sunneti, e njëjta vepron në këtë drejtim duke u larguar nga çdo gjë qëështë e ndaluar dhe dyshimt, andaj edhe Institucioni BFI është nëëprkujdsje që gjithnjë këto parime fundamentale Islame të jenë të qarta. Sa mendoni se përmes këtij standardi do të jenë më të qetë muslimanët në konsumimin e gjëra dhe elementeve jetësore?

Abaz Islami: BFI në kontinuitet aprovon gjithë atë që buron nga Islami. Me shekuj jetëson, organizon dhe zhvillon jetën fetare të pastër islame kuptohet që gjithë këtë e bazon në dy burimet e pashterura Kuranin dhe Sunnetin e Muhamedit a.s. për shekuj me rradhëështë kujdesur në ndërtimin e vlerave madhështore Islame, por gjithsesi se të gjithë ato mesazhe që dalin nga Kushtetuta Islame, Kurani perms tyre i referohet edukimit fundamental të shoqërisë muslimane. Këtu bie fjala mbi përkujdesjen maksimale të BFI në drejtim të ngritjes së vetëdijes së shoqërisë, ndërsa në veçanti tek gjithë ajo që e lidhë njeriun dhe botën e prodhimeve, konsumimeve, ushqimeve, etj. Andaj ky standard do të mundëson që konusmatorët musliman të jenë të rehatshëm dhe të qetë në shfrytëzimin, komsumimin dhe përdorimin e gjithë asaj që kanë nevojë në përditshmërinë e tyre. Kemi të bëjmë me një standard që nuk bie ndesh me asnjë komunitet, asnjë standard apo sistem, por vetëm bënë plotësimin e tyre.

INA:Në Maqedoni kemi disa kompani të cilat kanëçertifikatë të Hallall Standardit. A mund tëna njoftoni më hollësisht lidhur me këtëçështje?

Abaz Islami: Që nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2013 këtë standard kanë imoplementuar rreth dhjetë kompani. Ndërsa, që nga fundi i 2013 deri në Maj 2014 Agjencioni për Hallall Standardin ka pasur bashkëpunim me mbi 45 kompani gjegjësisht kompani si dhe lokale afariste përfshirë këtu tre hotele dhe dy restorane. Nga këto të dhëna shihet qartë interesimi i kompanive si dhe vetëdijen që kanë të krijuar për këtë standard. Të gjithë këto kompani që kanë shprehur interesim nuk do të kenë mundësi tëçertifikohen, ngase Neve nuk japim kornizë ku brenda ka çertifikatën dhe e njëjta të vendoset në zyret e drejtorëve të kompanive, por implementojmë një standard që ka proceseçertifikimi dhe vlerësim të asaj që prodhohet. Pra, çertifikatë mund të marrin vetëm kompanitë që plotësojnëkushtet  dhe zbatojnë procesin e këtij standardi.

INA: Ka pasur zëra të ndryshëm se Çertifikata jepen nga disa shtëpi konsultative. Çfarëështë e vërteta lidhur me këto njoftime?

Abaz Islami: Që në start po ju them se ato janë mashtrime të plasura nga individ të papërgjegjshëm dhe që nuk posedojnë vlera në mesin e tonë. Çertifikata në Maqedoni jep vetëm Agjencioni për Hallall Standard pranë BFI-së dhe askush tjetër. Manipulime janë tentuar të bëjnë, por ne kemi marrur masa dhe kemi intevenuar me kohë duke i njoftuar kompanitë përmes njoftimeve zyrtare se vetëm në zyrët e Agjencionit merret Çertifikatë dhe askund tjetër. Për të mos thënë fushatë mediatike, Ne kemi bërë angazhime ekskluzive lidhur me këtë standard përmes intervistave, emisioneve dhe deklaratave të ndryshme dhënë nëpër media të shkruara dhe elektornike.

INA:Hallall standardi ka bërë bujë të madhe ndër shtete edhe atë duke përmirësuar konsumimin dhe rritjen e prodhimeve dhe dobive të tjera të kompanive. A mund tëna njoftoni me dobit të cilat burojnë me implementimin e këtij standardi?

Abaz Islami:Hallall Standardi nuk është prezent vetëm në shoqërinë muslimane, por edhe tek ato që nuk i takojn kësaj shoqërie (myslimane). Fakte kemi nga statistikat e ndryshme që vijnë nga institucione dhe zyra ndërkombëtare evro-perëndimore.Aktualisht 2/3 e Evropës janë konsumues të gjithë asaj që ka logon e Hallall Standardid, ndërsa kompanitë janë me qarkullime marramendëse të hyrash vjetore.Të dhëna flasin se 300 trilon dollarësh është qarkullimi global i prodhimeve hallall në 2013.Kjo është një shifër që len gojëhapur të gjithë sepse ka një rritje të jashtëzakonshme madje kalon dhe mbi 25% në nivel vjetor.Derisa tek standartet tjera rritja vjetore është prej 3 deri maksimumin 7 %, prodhimet me Hallall Standard përçdo vjet prek nga 25 % tregje të reja.

INA: Çfarë është bashkëpunimi i juaj me institucione dhe agjenci brenda dhe jasht vendit?

Abaz Islami:  Bashkëpunimi është në nivel me shumë institucione, drejtori, agjenci nga vendi dhe më gjërë. Kemi bashkëpunim fillimisht me isntitucione shtetërore përfshirë këtu edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Institutin për Standardizimi, Odat Ekonomike, ajo e Maqedonisë Veri-perëndimore, ODA Ekonomike e Maqedonisë si dhe trupa të ndryshëmtë biznesit. Bashkëpunimi ynë nuk mungon edhe jasht kufijve të shtetit jemi anëtarë të Grupin Këshilldhënës pranë CEN TC 425 në nivel Evropian, kemi bashkëpunim me agjencionin GIMDES nga Turqia, etj.

INA:Muaj më parë kemi hasur një preskonferencë nga Ministria e Ekonomisë e cila sikur vitin e kaluar edhe sivjet do të ndajë mjete buxhetore për të përkrahur kompani që të implentojnë këtë standard. Cili është oinioni i juaj lidhur me këto subvencione shtetërore për të përkrahur hallall standardin në Maqedoni.

Abaz Islami: Ne jemi mirënjohës ndaj Ministrit, Valon Saraçini i cili në një mbledhje të Qeverisë bëri të pamundërën që nga viti2014 të ndahen mjete nga buxheti i shtetit për të subvencionuar kompani që të implementojnë Hallall Standardin. Pas miratimit tëëtij vendimi në Qeveri, një grup punues nga Agjencioni për Hallall Standardin në krye të së cilit isha unë si dhe një grup nga Ministria e Ekonomisë hartuam një program për mënyrën e realizimit të subvencionimit të kompanive. Pas hartimit të këtij programi u realizua njëforum kushtuar Hallall Standardit të organizuar nga Ministria e Ekonomisënë bashkëpunim me Agjencionin për  Hallall Standardin, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Odën Ekonomike e Maqedonisë, etj. Minstri, Saraçini në këtë forum dha sqarime lidhur me vendimin e Qeverisë dhe programin për subvencionime, nga Drejtori i Agjencionit për Hallall Standardin u shpjegua dobitë që sjell ky standard, nevoja e implementimit të tij për shkak të kërkesave të shoqërisë dhe pozitivitet që sjell në perspektivën e kompanive. Nga odat ekonomike u dhanë hollësira të ndryshme mbi impelemtimin e këtij standardi për avansimin e kompanive në tregjet të ndryshme vendore dhe botërore, ndërsa nga drejtorët e kompanive që tani kishin të implementuar këtë standard u plasuan rezultate konkrete dhe u shpalosën sukseset e tyre me implementimin e këtij standardi.

INA: Cilat janë dobitëe kompanive që marrin këtë çertifikatë?

Abaz Islami:  Dobitë e kompanive janë të shumtë që nga zmadhimi i prodhimeve, i të hyrave, përmirësimin i kapaciteteve prodhuese, zgjerimi i tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, konkurues të mëdhej në treg, është një vlerësim i njohur ndërkombëtar, rrit besueshmërinë e konsumatorëve, partnerëve dhe palëve të tjera të interesuara që influencojnë në mbarëvajtjen e biznesit, tërheq investime të reja dhe ul barrierat e tregut, process i qëndrueshëm, efikas dhe një sistem që funksionon normalisht,

INA:Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit në Maqedoni. A ka projekte të përbashkëta?

Abaz Islami: Bashkëpunimi ynëështë në nivel dhe sigurisht që ajo rritet nga koha në kohë. Kemi disa projekte që po i harrtojmë bashkërisht për të njejtat kemi shpresë fillimin e realizimit të tyre në një të ardhme shumë të shpejt.Sa për ilustrim dhe njoftim për opinionin e lexuesve të juaj do tëmarrim pjesë bashkërisht në disa panaire ndërkombëtare jasht vendit, etj. (INA-Lugina Press)