Në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc sot për herë të parë u mbajt panairi arsimor regjional një ditor.
Panairi është organizuar nga shkolla fillore ‘’Branko Radiqeviq’’ nga Bujanoci në bashkëpunim drejtoratin veprimtari shoqërore për çështje publike , pranë administratës komunale të Bujanocit.
Në panairin arsimor nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Bujanoci kanë patur mundësinë të njihen më së afërmi me programet shkollore që ofrojnë disa nga institucionet arsimore të Pçinjës dhe Jabllanicës, ku promovoheshin profile të ndryshme.
Pjesë panairit ishin shkollat fillore dhe ato mesme, fakultetet, biblioteka, shtëpitë botuese, të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës.
Fillimisht u çfaqë një program kulturorë me valle shqipe dhe serbe.
Ndëkohë hapjen panairit arsimorë në mënyrë solemne e bënë zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës Budimir Mihajlloviq dhe kryeshefi për çështje publike dhe veprimtari shoqërore në Bujanoc Bajram Fejzullahu.
Me këtë rast në fjalimin e tij zëvëndës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq tha se ky panair është i mirpritur ndërsa shpresojmë që ky panair me karakter edukativo arsimorë i cili ndihmon nxënësit e shkollave tona të jetë tradicional.
Budimir Mihajlloviq kryeshef i rrethit të Pçinjës u shprehë se arsimi duhet ti ruaj vlerat e veta, të rinjët duhet të edukohen dhe përmes panaireve të tilla të iu mundësohet nxënësve më lehtë të drjetohen për shkolllim të më tutjeshëm.
Nëpër stenda promovoheshin profile të ndryshme që posedojnë shkollat dhe fakultetet të rrethit të Pçinjës si dhe ishin të vendosura libra më tituj të ndryshëm./Lugina Press/









